Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVrasja e 27-vjeçarit në Lipjan/ Apeli e kthen në rivendosje çështjen ndaj...

Vrasja e 27-vjeçarit në Lipjan/ Apeli e kthen në rivendosje çështjen ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilëve Themelorja ua caktoi paraburgimin

Të ngjajshme

QKUK-ja përballet me mbingarkesë të pacientëve

Rritja e temperaturave gjatë javëve të fundit ka çuar...

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa...

Abdixhku: Dega jonë në Shtime ka përfshirë 50% gra në listë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime...

Gjykata e Apelit- Departamenti i Përgjithshëm ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan e cila më 9 korrik 2025 ua ka caktuar paraburgimin për një muaj nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm, PPr.nr.41/2025, të datës 09.07.2025, duke e kthyer çështjen në rigjykim”, thuhet në njoftimin e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Apelit, Kolegji gjykues ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit