Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRexhepagiqi nuk ndalet! Pas koncertit në Prishtinë, sonte performon live në Zone...

Rexhepagiqi nuk ndalet! Pas koncertit në Prishtinë, sonte performon live në Zone Club

Të ngjajshme

QKUK-ja përballet me mbingarkesë të pacientëve

Rritja e temperaturave gjatë javëve të fundit ka çuar...

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa...

Abdixhku: Dega jonë në Shtime ka përfshirë 50% gra në listë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime...

Emocionet janë ende të freskëta nga koncerti madhështor që mbushi Prishtinën me muzikë dhe nostalgji, por Armend Rexhepagiqi nuk ka ndërmend të ndalet. Sonte, më 22 korrik, ai vjen live në skenën e Zone Club, për një natë që premton të jetë kulmi i kësaj fundjave muzikore.

Në një ambient ikonik siç është Zone Club, një performancë e Rexhepagiqit është më shumë se

një koncert – është një përvojë ndjesore, e ngrohtë dhe elektrizuese, ku çdo këngë përjetohet në thellësi.

Nga baladat që na kanë shoqëruar ndër vite, tek këngët që ende jetojnë në kujtesën kolektive – gjithçka do të ndodhë LIVE, me afërsinë që vetëm një klub nate mund ta ofrojë.

Me një karrierë që ka lënë gjurmë dhe një zë që mbetet i paimitueshëm, Armend Rexhepagiqi këtë të hënë do të jetë më afër publikut se kurrë më parë.

Hyrja nga ora 23:00 Zone Club – Prishtinë Rezervimet janë të hapura – mos e humb vendin tënd në një natë që do të përflitet gjatë.

Prishtina nuk mjaftohet me një natë të madhe – kur në skenë është një emër si Armend Rexhepagiqi, festa vazhdon.

- Advertisement -

Të Fundit