Dritën e pret një kundërshtar i vështirë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
“Intelektualët”, do të udhëtojnë drejt Danimarkës ku do të përballet ndaj Copenhagenit nesër në orën 19:00.
Para hedhjes së shortit të sotëm, në rast të një kualifikimi historik në raundin e tretë, Drita mund të përballet me njërin nga fituesit e këtyre ndeshjeve:
Lech Poznan vs Breidablik
RFS vs Malmö
KuPS vs Kairat
Ndërsa në rast të eliminimit, Drita bie në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Kujtojmë se shorti i raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mbahet sot në orën 12:00, ajo e Ligës së Evropës në orën 13:00 si dhe e Ligës së Konferencës në orën 14:00./IndeksOnline/