Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRashford zbarkon në Barcelonë

Rashford zbarkon në Barcelonë

Të ngjajshme

Marcus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Anglezi, do të vijë si përforcim në krahun e majtë të sulmit, me Hansi Flick që dëshiron të krijojë një skuadër edhe më të mirë se ajo e sezonit të kaluar.

Ai do t’i bashkohet Barçës në formë huazimi me të drejtë blerje nga Manchester United.

Në një video të postuar në “X”, Rashford veç se ka arritur në Barcelonë ku do t’i shtrohet fillimisht vizitave mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me klubin katalanas.

Rashford, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje me Manchester Unitedin dhe Aston Villën, ku shënoi 11 gola dhe 9 asistime./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit