Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTentativa e 50-të, deputetët nesër tentojnë sërish konstituimin e Kuvendit

Tentativa e 50-të, deputetët nesër tentojnë sërish konstituimin e Kuvendit

Të ngjajshme

Neurologjia në QKUK kryen mbi 1 mijë ekzaminime EMNG

Në Klinikën e Neurologjisë, në QKUK, me sukses të...

Prishtina e Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës

Prishtina dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në...

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, për herë të 50-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Vazhdimi i seancës konstrituive do të fillon në orën 11:00.

Të shtunën ka dështuar edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar dje nga subjektet politike që nuk kanë propozuar emër për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ta bëjnë një gjë të tillë, por si zakonisht ata kanë refuzuar.

Në votimin e Komisionit për votim të fshehtë nga 90 deputetë të pranishëm, për votuan 50 deputetë, derisa nuk pati as vota kundër e as abstenim, pasi pjesa tjetër e deputetëve si zakonisht deri më tash, nuk morën pjesë në votim.

Procesi i konstituimit po vazhdon të mbetet i bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, çka ka pamundësuar vazhdimin e rregullt të punës së këtij institucioni për më shumë se katër muaj.

- Advertisement -

Të Fundit