Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVuçiq reagon pasi zyrtarit serb iu caktuan 30 ditë paraburgim: Do të...

Vuçiq reagon pasi zyrtarit serb iu caktuan 30 ditë paraburgim: Do të përgjigjemi ashpër, Kurti do konflikt, e ka humbur mendjen

Të ngjajshme

Ish-banorja e “BBVA” bëhet nënë për herë të parë

Ish-banorja e “BBVA”, Xheisara Frisku, është bërë nënë për...

Ylli me akuza të forta ndaj Ganiut për dr*ogë: E ka ngatërruar me…

Pas përplasjeve të forta brenda “Ferma VIP”, ku Gani...

Sindikata e Pavarur e RTK-së: Po rrezikohet funksionimi i mediumit publik

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK-së) ka...

​Abdixhiku i quan të pavërteta pretendimet e Bahtirit për koalicion LDK-PDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, i...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Igor Popovic, ndihmës të drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” e drejtuar nga Petar Petkoviq.

Vuçiq ka thënë se do të reagojnë ashpër, sepse siç propagandon ai një ditë “ky terror duhet të ndalet”.

“Do të reagojmë në një mënyrë shumë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”, ka thënë ai në Tv Pink, ka transmetuar Kossev.

Ai ka thënë se i ka njoftuar ndërkombëtarët për këtë që ka ndodhur.

I pyetur për protestat e studentëve, ai ka thënë se Serbia ka probleme më të mëdha sesa bllokuesit – dhe thotë se ky problem është Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti “do të të provokojë incidente në Ballkanin Perëndimor”.

“Arrestimi i fundit i Igor Popović tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe se dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq.

“Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë tutje ai.

Pupovic gjatë një tubimi në Rahovec kishte fyer rëndë UÇK-në, duke u arrestuar nga Policia. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit