Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKapiteni i Club Brugge: E kuptoj Jasharin edhe unë po të isha...

Kapiteni i Club Brugge: E kuptoj Jasharin edhe unë po të isha i ri do doja të shkoja në AC Milan…!

Të ngjajshme

Ftubollisti i Club Brugge, Hans Vanaken e ka komentuar situatën e Ardon Jasharit.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës nuk ishte i ftuar për finalen e Superligës së Belgjikës, pasi po bën presion te klubi për një transferim në AC Milan, shkruan Indeksonline

Kapiteni i klubit belg gjatë një interviste pas ndeshjes me gazetarin, Alessandro Schiavone ka folur për situatën e mesfushorit shqiptar.

“A vjen Jashari të hënën në stërvitje? Ai është i mirëseardhur dhe e presim me krah hapur. Unë e kuptoj atë. Nëse do isha i ri dhe në pozitën e tij, do të doja edhe unë të shkoja në AC Milan”, u shpreh Vanaken

Kujtojmë që kalimi i Jasharit te Milani momentalisht është pezulluar për shkak të ofertës jo të mirë nga klubi italian. Skuadra belge kërkon shumë më shumë për Jasharin./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit