Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRubin Kazani e nis me fitore sezonin e ri – shënojnë dy...

Rubin Kazani e nis me fitore sezonin e ri – shënojnë dy shqiptarët, Hoxha dhe Shabanhaxhaj

Të ngjajshme

Neurologjia në QKUK kryen mbi 1 mijë ekzaminime EMNG

Në Klinikën e Neurologjisë, në QKUK, me sukses të...

Prishtina e Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës

Prishtina dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në...

Arrestohet një 24 vjeçar në Gjilan, shtiu me armë zjarri në një dasmë

Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion se...

Rubin Kazani e ka nisur me fitore sezonin e ri në kampionatin rus, duke marrë fitore me rezultat 2-0 ndaj Akhmat Groznyt në udhëtim. 

Nga minuta e parë në këtë takim luajtën Mirlind Daku, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha. 

Daku ndonëse luajti për 90 minuta nuk ia doli që të shënojë, por Shabanhaxhaj dhe Hoxha ia dolën ta bëjnë këtë. 

Ishin pikërisht dy futbollistët shqiptarë të cilët ishin meritorët kryesorë për tri pikët e para të sezonit për Rubinin. 

Për epërsinë e Rubin Kazanit u përkujdes fillimisht Shabanaxhaj, i cili në minutën e 24-të ia doli të shënojë për rezultatin 1-0. 

Në anën tjetër prurja më e re e Kosovës, Veldin Hoxha, ia doli të realizojë golin e qetësisë në minutën e 51-të (2-0). 

Ndërkohë në javën e dytë të kampionatit, Rubin Kazani do të ketë një punë të vështirë, pasi do të jetë nikoqir i Zenitit.

- Advertisement -

Të Fundit