Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSerwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi...

Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

Të ngjajshme

Civilët beduinë evakuohen nga Suweida e Sirisë pas përplasjeve me druzët

Qindra civilë beduinë janë evakuuar të hënën nga qyteti...

Gashi përmend listën e zezë kur flet për Limajn: LDK-ja s’e voton

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha para mediave se...

Real Madridi në kërkim të pasuesit të Kroosit

Pas transferimeve të Trent Alexander-Arnoldit, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono,...

Kjo është video me të cilën Qazim Laçi i prezantua në Rizaspor

Transferi më i ri i Çaykur Rizespor-it, Qazim Laçi,...

Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon.

Në një përgjigje për klankosova.tv, ai u shpreh se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë.

”Kosova është mirë për tani”, thotë ai.

”Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj”.

Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins”, u shpreh se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.

”Ka shumë probleme më të mëdha në botë”.

”FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, u shpreh ai për klankosova.tv.

Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon.

- Advertisement -

Të Fundit