Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAli Dula do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Komunës...

Ali Dula do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Komunës në Rahovec

Të ngjajshme

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e Ali Dulës për kryetar të Rahovecit nga kjo parti.

Sipas kësaj partie, “me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror, dhe me Ali Dulën në krye të komunës, Rahoveci do të ketë një bashkëpunim efektiv, që sjell investime, progres dhe zhvillim”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Rahovecit, nga Anadrinia deri në Zatriq, nga Krusha e Madhe deri në qytet, që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të shumëpritur dhe të domosdoshëm. Nga 12 tetori Rahoveci do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me kryetar Ali Dulën”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit