Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet dhe ndalohet për 48 orë një police në pikëkalimin kufitar të...

Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë një police në pikëkalimin kufitar të Glloboçicës, kontrolloi nëse një serb kërkohet nga Kosova

Të ngjajshme

Komenti epik i Chris Martin në koncertin e parë të Coldplay pas videos virale

Vokalisti i Coldplay, Chris Martin, bëri një koment humoristik...

Agim Bahtiri thotë se nuk ka marrëveshje mes Kurtit e Limajt

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka thënë se nuk...

Incidentin në Ferizaj, IPK arrestohet një zyrtar policor dhe tre qytetarë

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka...

Balje: VV nuk lëshon pe për postin e kryetarit të kuvendit

Deputetja Duda Balje është deklaruar para medieve pak para...

Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik.

 

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë.

Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar  kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.

 

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

- Advertisement -

Të Fundit