Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë në fshatin Gllarëve.
IndeksOnline mëson se në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërsa dyshohet për disa të lënduar.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se rreth orës 18:37 kanë pranuar informacionin se ka ndodhur një aksident zinxhiror në fshatin Gllarevë.
“Ende nuk dihet saktësisht sa persona janë lënduar”, tha Gashi.
Mësohet se në vend të ngjarjes ndodhen dy autoambulanca. /IndeksOnline/