Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDafina publikon foto me djalin, bën përshkrimin emocionues

Dafina publikon foto me djalin, bën përshkrimin emocionues

Të ngjajshme

Këngëtarja Dafina Zeqiri ditë më parë përjetoi ndjenjën më të ëmbël, të qenurit nënë.

Ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Daskan, dhe publikoi foto duke ia mbajtur dorën, shkruan Indeksonline.

Me anë të një shkrimi të gjatë falënderoj të gjithë për urimet, duke theksuar që bashkëshorti i saj është shkëmbi.

Postimi i plotë:

“Faleminderit prej zemrës 🩵

Ju falenderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote.

Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen.

Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e ksaj bote.

Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem.

Burrit tem, faleminderit qe je shkembi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone.

Ju du krejtve shume.

Le ta nisim kete kapitull te ri bashke”, përfundoi ajo./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit