Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami: Kurti e Murati nga 27 marsi kanë vepruar jashtëligjshëm, të reagojë...

Bajrami: Kurti e Murati nga 27 marsi kanë vepruar jashtëligjshëm, të reagojë Prokuroria Speciale

Të ngjajshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka qaujtur Hekuran Muratin e VV-së interpretues të vetëshpallur të Ligjit, Kushtetutës dhe të rrethanave politike në partitë e tjera.

Bajrami thotë se Murati është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, ndërsa shton se ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit.

Postimi i saj i plotë:

Hekurani, ky interpretues i vetëshpallur i Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera, është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi. Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit.

Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese.

Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend. ASKUSH MBI LIGJIN.

- Advertisement -

Të Fundit