Për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka folur sërish ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se në vitin 2017, kishte liruar nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit.
Krejt kjo siç thotë ai nuk u ndërmor që të jemi shembull i zbatimit të Kushtetutës, por që të preventojmë të mos bëhemi shembull i shkeljes së saj.
“Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri. Këtë veprim nuk e ndërmorëm që të jemi shembull i zbatimit të Kushtetutës, por që të preventojmë të mos bëhemi shembull i shkeljes së saj”, ka shkruar ai.
Derisa tha se Qeveria në detyrë nuk duhet ti lejojë vetes veprim antikushtetues dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2017, në konsultim me Zyrën Ligjore të KM dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit, që sot është kryetar i Odës së Avokatëve , në harmoni me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë lirova nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit. Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri. Këtë veprim nuk e ndërmorëm që të jemi shembull i zbatimit të Kushtetutës, por që të preventojmë të mos bëhemi shembull i shkeljes së saj. Në fakt, çdo njëri prej tyre kërkoi që mandati i tij/i saj në qeveri të mos bie në mospërputhshmëri kushtetuese me mandatin legjislativ, edhe pse në atë kohë Kosova nuk e kishte Ligjin për Qeverinë, i cili tani në mënyrë eksplicite e bënë ligjërisht të detyrueshme normën kushtetuese se asnjë person nuk mundet në të njëjtën kohë të ushtroj pozita ekzekutive dhe ato legjislative. Këtë e tha edhe Gjykata Supreme para disa ditësh. Qeveria në detyrë nuk duhet ti lejojë vetes veprim antikushtetues dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit. Sidoqoftë brishtësia e fuqisë pushtetore provohet më së miri kur të biesh nga pushteti. Atëherë jo vetëm se do duhej dhënë përgjegjësi për veprime jo legale dhe jo legjitime por edhe të pret përgjegjësia individuale para ligjit për pasojat e krijuara nga mospërfillja e gjyqësorit. IM
- Advertisement -