Ballkani do të nis nga raundi i dytë ciklin kualifikues në Conference League.
Dhe nënkampionët e Kosovës do të përballen ndaj skuadrës malteze, Floriana.
Gjithashtu, skuadra suharekase ka dal me një tjetër njoftim sa i përket shitjes së biletave për këtë ndeshje.
“Nga sot, biletat për ndeshjen evropiane të FC Ballkanit mund t’i blini edhe në Sheshin e Qytetit në Suharekë!
Lokacioni: Sheshi i Qytetit, Suharekë
🕛 Ora: 12:00 – 22:00
Ndërsa ditën e ndeshjës ( të Martën) në këtë lokacion do shiten biletat nga ora 10:00 deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Kujtojmë se ndeshja Ballkani-Floriana, do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë në orën 20:30./IndeksOnline/