Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKFOR përgatit trupat për krizë dhe zjarr – Shqipëria e Maqedonia në...

KFOR përgatit trupat për krizë dhe zjarr – Shqipëria e Maqedonia në fokus

Të ngjajshme

Misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka bërë të ditur se ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë në një ushtrim të ashpër për aftësim në operacione të reagimit ndaj krizave dhe ballafaqim me zjarrin (“CRC & firephobia”).

Ky ushtrim është mbajtur me mbështetjen e instruktorëve hungarezë nga KTRBN dhe ka synuar të testojë dhe zhvillojë qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, si dhe të forcojë bashkëpunimin dhe punën ekipore ndërmjet trupave.

“Kjo është thelbësore për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e saj, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes — në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Gjithashtu, theksohet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX, në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

- Advertisement -

Të Fundit