Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBuxheti i BE-së 2028-2034: Kosova përfiton nga fondet e zgjerimit

Buxheti i BE-së 2028-2034: Kosova përfiton nga fondet e zgjerimit

Të ngjajshme

Propozimi i Komisionit Evropian për Kornizën Financiare Shumëvjeçare është dokumenti më i rëndësishëm i këtij institucioni, i cili hap zyrtarisht negociatat për atë se ku do të shpenzohen mjetet financiare në periudhën 2028-2034.

Kësaj radhe, Komisioni Evropian propozoi një shumë prej 2 trilionë euro, për shtatëvjeçarin e ardhshëm, gati dyfishi i buxhetit të mëparshëm.

Edhe procesi i zgjerimit të BE-së përfshihet në këtë kornizë financiare:

“Zgjerimi është prioritet kyç. Nuk është vetëm qëllim politik, por investim strategjik në stabilitetin dhe prosperitetin e Europe. Prandaj, po e hapim plotësisht instrumentin ‘Global Evropë’ për vendet kandidate – jo vetëm për asistencë teknike, por edhe për reforma dhe projekte konkrete”, tha Ursula von der Leyen president e Komisionit Evropian.

Mjetet financiare të Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit, nga viti 2028, pritet të jenë dukshëm më të mëdha sesa sot, në përputhje me progresin e përshpejtuar të vendeve kandidate.

Nëse ndërkohë, gjatë periudhës 2028–2034, ndonjë vend i ri bëhet anëtar i BE-së, atëherë Korniza Shumëvjeçare Financiare do të rishikohet dhe ndryshohet në përputhje me këtë zhvillim.

Kosova mbetet i vetmi vend i rajonit pa statusin zyrtar të kandidatit, por Brukseli ka konfirmuar se edhe Prishtina do të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes instrumenteve të dedikuara për vendet në procesin e zgjerimit.

- Advertisement -

Të Fundit