Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVodhën pako me cigare e para, arrestohen një burrë e një grua...

Vodhën pako me cigare e para, arrestohen një burrë e një grua në Mitrovicë të Veriut – Dërgohen për 48 orë në mbajtje

Të ngjajshme

Javë e nxehtë në Kosovë, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Një javë e nxehtë po parashikohet të përfshijë vendin...

Banka Popullore paralajmëroi uljen e tarifave për pagesat elktronike

Banka Popullore përmes ndryshimeve në sistemin e pagesave, planifikon...

Përditësohen të dhënat, kolona te Dheu i Bardhë, në Han të Elezit dhe Vërmicë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për vjedhje të rëndë. Të dyshuarit kanë vjedhur boksa me cigare dhe një shumë parash të gatshme, e cila sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro, shkruan Gazeta Express.

Të dyshuarit e arrestuar janë E.H 44-vjeçar mashkull, dhe S.M 39-vjeçare femër.

‘‘Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Mitrovicë Veri , 19 Korrik 2025

Sot, në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut, është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në një kioskë në rrugën “Kral Petri”, ku persona të panjohur kishin hyrë me forcë në objekt dhe kishin vjedhur boksa me cigare dhe një shumë parash të gatshme. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro.

Pas një pune të shpejtë operative dhe hetimore nga njësitë përkatëse policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohen dhe arrestohen dy persona të dyshuar:

E.H., 44 vjeç, gjina mashkullore

S.M., 39 vjeç, gjinia femërore

Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është inicuar procedurë penale për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës mbetet e vendosur dhe e përkushtuar që të sigurojë rendin dhe ligjin në çdo komunitet. Ata që tentojnë të shkelin ligjin duhet ta dinë se do të gjenden përballë përgjegjësisë ligjore. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor, dhe askush nuk do të qëndroj pa u ndëshkuar për veprimet e paligjshme.

- Advertisement -

Të Fundit