Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të dielën vendi ynë do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
Megjithëse në pjesën më të madhe të territorit pritet mot i qëndrueshëm, vranësirat kalimtare në disa zona mund të sjellin riga lokale shiu, transmeton lajmi.net
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 33°C, me vlera që do të sillen ndërmjet 29 dhe 33°C në shumicën e qyteteve.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Indeksi UV do të jetë i lartë gjatë ditës, prandaj Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike këshillon qytetarët që të shmangin ekspozimin e tepërt në diell gjatë orëve të mesditës dhe të përdorin masa mbrojtëse, sidomos fëmijët dhe të moshuarit./lajmi.net/