Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇka ndodhi në koncertin e Yll Limanit në Palasë të Shqipërisë? –...

Çka ndodhi në koncertin e Yll Limanit në Palasë të Shqipërisë? – Policia e Shtetit jep detaje

Të ngjajshme

Si një ndejë në disktotekë, atmosfera në Suharekë

Komuna e Suharekës i ka hapur dyert për mërgimtarët...

USYK FITORE! Nokauton Duboisin në rundin e 5-të

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut,...

Ndeshje që do të mbahet në mend, Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale

Kombëtarja e Gjermanisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit...

Moti për të dielën: Temperaturat deri në 33°C, mundësi për riga lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të dielën...

Usyk dhe Dubois ngjiten në ring

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois tashmë janë ngjitur në...

Një përplasje fizike mes dy personave në një lokal nate në Palasë të Shqipërisë ka përfunduar me procedim penal për prishje të qetësisë publike.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe ka shkaktuar tension dhe dëme materiale në ambient.

Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal”, thuhet në njoftim.

Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit.

Incidenti ndodhi teksa po përformonte këngëtari nga Kosova, Yll Limani.

- Advertisement -

Të Fundit