Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin në raundin...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin në raundin e pestë

Të ngjajshme

Si një ndejë në disktotekë, atmosfera në Suharekë

Komuna e Suharekës i ka hapur dyert për mërgimtarët...

USYK FITORE! Nokauton Duboisin në rundin e 5-të

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut,...

Ndeshje që do të mbahet në mend, Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale

Kombëtarja e Gjermanisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit...

Moti për të dielën: Temperaturat deri në 33°C, mundësi për riga lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të dielën...

Usyk dhe Dubois ngjiten në ring

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois tashmë janë ngjitur në...

Një natë për historinë e boksit u zhvillua në Wembley të Londrës, ku përballë 90 mijë tifozëve të zjarrtë, Oleksandr Usyk konfirmoi epërsinë absolute në botën e peshave të rënda, duke fituar me nokaut ndaj Daniel Dubois.

Usyk, me teknikën, durimin dhe forcën e tij të jashtëzakonshme, dominoi meçin dhe ruajti të gjitha titujt botërorë në versionet WBA, WBO, IBF dhe The Ring, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, ukrainasi bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda – një status që nuk është mbajtur nga askush tjetër që nga legjenda Lennox Lewis, në vitin 1999.

Kjo arritje e vendos Usyk-un në mesin e emrave më të mëdhenj të historisë së boksit. Ai tashmë ka qenë kampion i padiskutueshëm edhe në peshat kruzer, dhe tani e përsërit këtë sukses në peshën më prestigjioze – atë të rënda./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit