Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDaniel Dubois arrin në Wembley për revanshin ndaj Usyk – përballje e...

Daniel Dubois arrin në Wembley për revanshin ndaj Usyk – përballje e madhe sonte në Londër

Të ngjajshme

Si një ndejë në disktotekë, atmosfera në Suharekë

Komuna e Suharekës i ka hapur dyert për mërgimtarët...

USYK FITORE! Nokauton Duboisin në rundin e 5-të

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut,...

Ndeshje që do të mbahet në mend, Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale

Kombëtarja e Gjermanisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit...

Moti për të dielën: Temperaturat deri në 33°C, mundësi për riga lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të dielën...

Usyk dhe Dubois ngjiten në ring

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois tashmë janë ngjitur në...

Boksieri britanik Daniel Dubois ka mbërritur në Wembley Stadium për të zhvilluar revanshin e shumëpritur kundër kampionit ukrainas Oleksandr Usyk.

Kjo përballje, e cila do të zhvillohet sonte dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DAZN, pritet të jetë një nga më të mëdhatë e vitit në botën e boksit. Dubois kërkon t’i rikthehet fuqishëm ringut pas humbjes së parë ndaj Usyk në gusht të vitit 2023 – një ndeshje që përfundoi me polemika për një goditje të diskutueshme, transmeton lajmi.net

Me një rekord prej 22 fitoreve, 21 prej të cilave me nokaut, Dubois hyn në këtë duel me motivim të lartë, ndërsa Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij dhe kampion në disa kategori, do të përpiqet të mbrojë emrin dhe titujt e tij.

Ndeshja pritet të fillojë rreth orës 23:00 sipas kohës lokale, ndërsa mijëra tifozë janë mbledhur për të ndjekur nga afër këtë përballje të madhe në zemër të Londrës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit