Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMurati i bën padi Lirim Mehmetajt – gazetari e zbuloi se ish-këshilltari...

Murati i bën padi Lirim Mehmetajt – gazetari e zbuloi se ish-këshilltari i ministrit është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike

Të ngjajshme

Ministri në detyrë, Hekuran Murati i ka bërë padi gazetarit të njohur, Lirim Mehmetaj.

Ky i fundit në faqen e tij në Facebook tha se  këshilltari i ministrit Murati, Blirind Danjolli është i përfshirë në tregtimin e rrymës elektrike, shkruan lajmi.net

Murati në postimin e bërë ka thënë se e ka paditur Mehmetajn pasi që Danjolli nuk është këshilltari i tij dhe se ka dhënë dorëheqje në fillim të këtij viti.

“Blirind Danjolli, i përmendur si këshilltar, ka dhënë dorëheqje dhe është liruar nga përgjegjësitë që ka pasur në kabinet qysh në fillim të këtij viti, pra është ish-këshilltar, e jo këshilltar aktual siç janë munduar ta paraqesin. Z. Danjolli që nga dita që ka dhënë dorëheqje është person privat, dhe unë si ministër as nuk marr përgjegjësi e as nuk mund të jap llogari për angazhimet e tij pas dorëheqjes nga kabineti.”, ka shkruar ndër të tjera në postimin e tij Murati.

Postimi i plotë:

Demantim i shpifjes
Një shpifës ordiner sot paska tentuar që të ndërlidhë emrin tim me pretendime të pavërteta.
Pretendimi se unë paskam interes financiar në ndonjë kompani që merret me tregtimin e energjisë elektrike në Kosovë është i pavërtetë dhe shpifje.
Gjithashtu, pretendimi tjetër se një këshilltar nga kabineti im qenka i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike është i pavërtetë dhe shpifje.
Blirind Danjolli, i përmendur si këshilltar, ka dhënë dorëheqje dhe është liruar nga përgjegjësitë që ka pasur në kabinet qysh në fillim të këtij viti, pra është ish-këshilltar, e jo këshilltar aktual siç janë munduar ta paraqesin.
Z. Danjolli që nga dita që ka dhënë dorëheqje është person privat, dhe unë si ministër as nuk marr përgjegjësi e as nuk mund të jap llogari për angazhimet e tij pas dorëheqjes nga kabineti.
Prandaj çdo insinuatë për të lidhur çfarëdo veprimtarie të personave tjerë me emrin tim sikurse ky rast, është mëse e qartë që ka për qëllim sulmin ndaj meje dhe dëmtimin e reputacionit tim.
Është bërë e zakonshme që sa herë të prekim ndonjë damar të korrupsionit a monopoleve zhvatëse të qeverive të kaluara, të ketë këso valë sulmesh e shpifjesh.
Prandaj edhe kam vendosur që për shpifjet e tilla të dorëzoj padi në gjykatë, përfshirë edhe këtë të fundit. Pres në gjykatë ballafaqimin në mes të vërtetës dhe shpifjeve të këtij ordineri./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit