Skuadra e Llapit ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.
Ekipi i Superligës së Kosovës ka ritkhyer Bujar Idrizin, shkruan Indeksonline
Kjo është hera e pestë që Idrizi ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Podujeva.
Ai së fundmi ishte pjesë e klubit Kosova D’dorf në Gjermani, ku qëndroi dy sezone.
Herën e parë që 33-vjeçari kishte firmosur me Llapin ishte viti 2013 nga Hysi. Pastaj në vitin 2017 nga Trepça ’89, në vitin 2018 nga Kukësi, në vitin 2021 nga Prishtina./Indeksonline/
