Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHera e 50-të, e vërteta? – Takimit Kurti-Limaj po i vjen era...

Hera e 50-të, e vërteta? – Takimit Kurti-Limaj po i vjen era marrëveshje, VV dhe Nisma mbajnë sekret detajet

Të ngjajshme

Messi në Al-Ahli? Flet Riyad Mahrez: Do ishte e pabesueshme…!

Futbollisti i klubit nga Arabia Saudite, Al-Ahli, Riyad Mahrez...

Vdes ylli i telenovelave

Aktorja legjendare Eileen Fulton, e njohur për rolin e...

Modelja sfidon temperaturat, shfaqet se*ksi

Mes zëra “gossip” dhe postimeve të nxehta në rrjetet...

Sot dështoi për herën e 49-të konstituimi i Kuvendit.

Vëmendja sot e gjitha ishte tek takimi që pritet të ndodh mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, transmeton lajmi.net

Të gjitha pyetjet që gazetarët ua bën sot deputetëve ishin në lidhje me takimin e paralajmëruar mes Kurtit e Limajt.

VV dhe Nisma mbajnë sekret detajet

Nga Vetëvendosja dhe Nisma u konfirmua takimi, por as orë, as vendi nuk u zbuluan. Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, deklaroi:

“Presim që sot të zhvillohet takim, pres një sinjal pozitiv nga ky takim që besoj se do të ndodhë sot. Pres sinjal pozitiv dhe vullnet politik nga lideri i VV-së. Ky është realiteti politik, Nisma e ka zgjat doren e bashkëpunimit. Presim nga lideri i VV-së të shihet se ka vullnet. Të largohemi nga ky ngërrç, kjo mundësi ekziston.”

Ajo sqaroi edhe qëndrimin për Limajn:

“Nuk është kusht, është mundësi, më e mira që i ofrohet vendit në këtë moment. Limaj do t’i merrte votat. Është mundësia me dalë nga ky ngërç.”

Nga ana tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tregoi se partia është në dialog të vazhdueshëm me përfaqësues të ndryshëm politikë:

“Takimet me përfaqësuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, VV-ja është duke i bërë vazhdimisht. Jo sot, por edhe dje, edhe pardje, edhe nesër. Me Limajn sigurisht, por edhe të tjerë që shprehin vullnet dhe gatishmëri.”

Opozita skeptike

Pas dështimit të seancës së 49-të, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, u shpreh skeptik për ndonjë marrëveshje Kurti–Limaj:

“Pak besoj që do të ketë marrëveshje duke e njohur Albin Kurtin, jam skeptik. Ai ka kogja problem me dhënë kryetarin e Kuvendit.”

Duda Balje, deputete e PDK-së, nuk e sheh në lëvizje ndryshimin e emrit aktual të kryekuvendares, Albulena Haxhiu:

“Bash mirë, unë shpresoj që ata kanë me ba një marrëveshje mes veti. E personalisht, mendimi im është që nuk ka me ndryshuar Albulena. Edhe nuk besoj që do të shkojë te votimi i hapur.”

Nga PDK-ja, Jakup Nura është më pozitiv:

“Unë mendoj që Fatmir Limaj një kohë e ka treguar një virtyt, një aset të cilin e vlerësoj shumë… PDK-ja ka interesim që të krijohen institucionet sa më parë, shpresoj se PDK-ja do t’ia japë votën Fatmir Limajt.”

Në krahun tjetër, AAK-ja është kategorike: deputeti Lahi Brahimaj paralajmëroi mosvotim për Limajn:

“Zoti Limaj nuk do ta ketë votën time… Fer dhe e ndershme do të ishte po të thoshte ‘unë këtu i ndaj rrugët’, e jo me marrë vesh përmes medias.”

Si do e provojë sërish Kuvendi?

Konstituimi për herë të 50-të është caktuar të zhvillohet të hënën në orën 11:00. Duket se të gjithë e presin vendosmërinë e Kurtit për ta lënë pas “ngërçin” apo për të mbështetur emra të tjerë të rëndësishëm në skenën politike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit