Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBerisha për deklaratat e Osmanit: Aspekti i sigurisë nuk duhet të përzihet...

Berisha për deklaratat e Osmanit: Aspekti i sigurisë nuk duhet të përzihet me populizëm

Të ngjajshme

Këto janë 8 golat që i mori Malisheva në Europë nga Vikingur

Malisheva e ka pësuar humbjen më të rëndë në...

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 tha se ishin në dijeni për kërcënimet e Serbisë që i përmendi sot Presidentja Vjosa Osmani.

“Kemi qenë në dijeni edhe këto kanë qenë të vazhdueshme, edhe varet çfarë lloj kërcënime dhe sa munden me u bë të realizueshme, mirëpo populli thotë sikur ajo legjenda: o më ra ujku, më ra ujku, dy herë ka rrejtë e kur t’i bie ujku përnjëmend, tani nuk i beson kërkush”, tha Berisha.

Ai më tej u shpreh se aspekti i sigurisë nuk duhet të përzihet me populizëm.

“Për mu, unë nuk rri rahat, unë i marr për bazë çdo fjalë që folet… nuk luhet me këto gjana”, tha ai.

“Edhe ti me dalë me thanë ‘jo vallah na e shpëtuam Kosovën’, duhet me pasë kogja shumë kujdes”, deklaroi Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit