Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVdes në aksident me paraglajd Felix Baumgartner – më 2012 kishte bërë...

Vdes në aksident me paraglajd Felix Baumgartner – më 2012 kishte bërë histori duke u hedhur nga stratosfera

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Sportisti austriak i sporteve ekstreme, Felix Baumgartner, ka ndërruar jetë të enjten gjatë një fluturimi me paraglajd në Itali, konfirmuan Ministria e Jashtme e Austrisë dhe zjarrfikësit italianë për agjencinë gjermane dpa, duke cituar autoritetet italiane.

56-vjeçari, i cili bëri bujë ndërkombëtare në vitin 2012 me hedhjen historike nga stratosfera, u rrëzua në Porto Sant’Elpidio, një vendpushim bregdetar në bregun Adriatik.

Zjarrfikësit bënë të ditur se Baumgartner u rrëzua në pishinën e një kompleksi akomodimi komunal rreth orës 16:00 dhe ndërroi jetë në vend. Dyshohet se ai ka humbur ndjenjat dhe ka humbur kontrollin mbi paraglajdin me motor.

Sportisti ekstrem ra mbi një punonjës hoteli, i cili u dërgua në spital me lëndime, kanë shtuar zjarrfikësit.

Gazeta sportive italiane La Gazzetta dello Sport raportoi se punonjësi nuk ka marrë lëndime të rënda. Sipas mediave italiane, disa pushues ndodheshin në pishinën e hotelit në atë moment, por nuk pësuan lëndime.

Baumgartner u bë i famshëm në mbarë botën në vitin 2012, kur u bë personi i parë që arriti shpejtësinë e zërit në rënie të lirë gjatë një hedhjeje nga stratosfera.

Miliona njerëz e ndoqën drejtpërdrejt në televizion dhe online, teksa ai u hodh nga baloni në lartësinë më të madhe të realizuar ndonjëherë nga njeriu dhe vendosi rekordin për kërcimin më të lartë me parashutë, duke arritur një shpejtësi mbi 1,300 kilometra në orë.

Thuhet se Baumgartner ndodhej me pushime në Itali së bashku me bashkëshorten në momentin e aksidentit fatal.

- Advertisement -

Të Fundit