Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditStine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti”

Stine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti”

Të ngjajshme

Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

Një ekip arkeologësh nga Zvicra dhe Shqipëria, të cilët...

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur...

Deda: Deklarata e Osmanit në Uashington ishte më e fortë, sot ishte pak më e butë

Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova...

Tahir Batatina ”thumbon” Malishevën pas eliminimit nga Liga e Konferencës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thumbuar Malishevën pas...

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur...

Në episodin më të fundit të podcastit “FLET” me Ilnisa Agollin, ishte i ftuar kantautori i dashur për publikun shqiptar, Stine.

Kësaj here, Stine vendosi të hapte një kapitull shumë personal të jetës së tij, duke zbuluar për herë të parë historinë që fshihet pas një prej këngëve më të dashura të tij, “Ishe ti”. Me një ndjeshmëri të rrallë, ai foli për gruan që frymëzoi këtë këngë.

“Asaj të dashurës që kisha në atë kohë, sa isha ndarë. Kur e kam shkruajtur në 2005 dhe e kam ekzekutuar në 2006 në ‘Top Fest 3’. Ka qenë një vajzë që bashkëjetoja në Gjermani. Ajo ishte turko-gjermane. Ishte njeri i mirë, u rritëm bashkë sepse bashkëjetuam gati 3 vjet, ishte shpirt i bukur.”

Një rrëfim i thjeshtë, por i thellë, që nxjerr në pah jo vetëm historinë pas këngës, por edhe një periudhë të rëndësishme të jetës së tij jashtë skenës.

Por nuk u ndal me kaq. I pyetur për stilin e tij të sinqertë dhe përse këngët e tij prekin zemrën e publikut, Stine u shpreh:

“Shumë i dashuruar sepse unë kam vërtetësi aty, çdo fjalë është e sinqertë. Ndjehet dhe tani, kjo mungon sepse ne fantazojmë më shumë se sa përjetojmë.”

Në një kohë ku gjithçka duket artificiale dhe e programuar, artisti nuk fsheh kritikat ndaj realitetit modern:

“Nuk jam i mërzitur fare sepse kjo ndodh për një arsye.”

Stine foli gjithashtu për distancat që shpesh merr nga skena dhe publikimet, duke pranuar se ndonjëherë është e nevojshme të ndalesh për të parë më qartë

“Çështja është që ndonjëherë ne duhet të bëjmë edhe dy hapa mbrapa që ta shohësh si publik

- Advertisement -

Të Fundit