Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSeanca e 48-të, Koci: Rast absurd, aplikova në Librin e Rekordeve Guinness

Seanca e 48-të, Koci: Rast absurd, aplikova në Librin e Rekordeve Guinness

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Deputetët janë mbledhur sot për të 48-tën herë me radhë, në përpjekje për konstituimin e kuvendit.

Avokati Arianit Koci e ka quajtur absurde këtë që po ndodh. Ndërsa ka thënë se ka aplikuar në librin e Rekordeve Guinness, pasi që një gjë e tillë, nuk ka ndodhur askund në botë.

Postimi i plotë:

Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness.

Si qytetar i Kosovës – e paraqita rastin absurd që po ndodh në vendin tim:

48 herë rresht ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Po, dyzet e tetë tentime – dhe ende pa Kuvend funksional.

Turp, turp, turp!

Sipas meje, kjo nuk ka ndodhur askund në botë – as në vendet me krizë të thellë institucionale. Madje, as në shtetet me përçarje etnike, sektare apo politike.

Vetëm te ne – në një shtet që vetëquhet demokratik.

Ky veprim është në vazhdën e protestës sime qytetare, që kam nisur para Kuvendit.

Bllokimi i institucioneve tani është çështje e rendit demokratik, e të drejtave të qytetarëve dhe e funksionimit të shtetit.

Nëse Guinness e pranon, të paktën ta dimë që jemi “të parët në botë” për diçka – për një rekord turpi!

P.S.

Të hënën do ta vazhdoj protestën para Kuvendit.

Natyrisht, do të jetë protestë interesante.

- Advertisement -

Të Fundit