Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat, Kosova do të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha shtetet tjera që janë pjesë e procesit të zgjerimit.

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka sqaruar se pavarësisht mungesës së statusit formal, Kosova do të përfitojë nga fondet financiare.

“Sa i përket Kosovës, ajo do të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare. Siç e dini, Kosova është tashmë pjesë edhe e Planit të Rritjes”, theksoi ajo.

Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën kornizën shumëvjeçare financiare — dokumentin më të rëndësishëm buxhetor të këtij institucioni. Janë propozuar 2 trilionë euro për periudhën 2028–2034.

“Zgjerimi nuk e bën Bashkimin Evropian vetëm më të madh në sipërfaqe dhe në numër banorësh. Zgjerimi ka të bëjë me bashkimin e Evropës. Duke rritur mbështetjen për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e anëtarësimit, ne jemi në rrugën e duhur për të bashkuar Evropën tonë”, tha Kos.

Nëse deri më 2034 ndonjë shtet tjetër i bashkohet Bashkimit Evropian, atëherë korniza shumëvjeçare financiare mund të rishikohet e të ndryshohet, shkruan RTK.

Për momentin, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si shtetet lidere në proces dhe potencialisht anëtare të ardhshme të BE-së, me mundësi reale që të përmbyllin procesin deri në fund të kësaj dekade.

- Advertisement -

Të Fundit