Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA’së, Anu Prattipati, me të cilën kanë diskutuar për vizitën e Osmanit në SHBA, takimet me zyrtarë atje dhe cështje tjera.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për vizitën e fundit të Presidentes Osmani në SHBA, takimet e shkëlqyeshme të zhvilluara me zyrtarë të lartë të Administratës Trump, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes.”
Po ashtu ato kanë folur edhe për “hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit” dhe zhvillimet në fushën e sigurisë.
“Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë.”