Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani takohet me Anu Prattipati, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit

Osmani takohet me Anu Prattipati, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit

Të ngjajshme

Prishtina fiton por eliminohet nga kualifikimet në Evropa Ligë

Skuadra e Prishtinës ka dal faqebardhë në ndeshjen kthyese...

Melinda ‘djeg’ Instagramin, pozon para pasqyrës në bikini

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura...

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për vizitën e fundit të Presidentes Osmani në SHBA, takimet e shkëlqyeshme të zhvilluara me zyrtarë të lartë të Administratës Trump, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes.

Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit