Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet neser...

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet neser për të marrë pjesë në dështimin e 48 në Kuvend

Të ngjajshme

Vrasja e Renis Dobrës, Fatjon Bushgjoka: Nuk kam lidhje me krimin

Një prej vëllezërve Bushgjoka të arrestuar në lidhje me...

Presidentja Osmani për kërcënimet: Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk ndjehet...

Zyrtare: Bernard Berisha largohet nga Akhmati i Rusisë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është larguar...

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është shfaqur në ishullin grek Skiathos, ku nga data 13 -17 po mbahet Simpoziumi i Symit, një ngjarje e preferuar nga ai.

Për udhëtimin e tij drejt Greqisë Zyra e tij s’ka lëshuar ndonjë njoftim. Kurti dje ka qenë në Kosovë ku gjatë ditës ka takuar diplomaten britanike që ka vizituar vendin.

Symi Symposium është një forum vjetor ndërkombëtar, që mbahet në ishuj të ndryshëm grek.

Aktualisht Kosova po përballet me krizë institucionale, ndërsa janë shtuar thirrjet për formim urgjent të institucioneve.

Të enjten do të bëhet përpjekja e 48 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nuk dihet se a do të jetë Kurti si deputet prezent aty.

Nga fotografitë që u publikuan të martën në “X”  për ngjarjen në ishullin grek, Kurti shihet më i relaksuar dhe me veshje “joformale”. Një nga pjesëmarrësit aty është edhe ish- kryediplomati Miguel Angel Moratinos i Spanjës, një vend i BE që nuk e ka njohur Kosovën.

 Vendi i ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt. Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e humbi shumicën parlamentare, e që nga atëherë Kosova është pa institucione. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit