Në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh, po dyshohet për një mjet shpërthyes.
Ky rast në Polici u raportua nga një qytetar (mërgimtar), i cili ka thënë se dikush i ka vendosur një mjet shpërthyes në veturë.
Menjëherë pas kësaj Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe janë duke bërë kontrollet e nevojshme.
Ndryshe rastin për mediet e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.