Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNjë ecje simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”

Një ecje simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Komuna e Deçanit ka bërë të ditur se sot u zhvillua një ngjarje e veçantë dhe prekëse, një ecje simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”, që përcolli një mesazh të fuqishëm dashurie, kujdesi dhe përkushtimi prindëror.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se në qendër të kësaj ecjeje ishte historia e veçantë e një babai, Sadriu, i cili çdo ditë ecën përkrah dhe për djalin e tij, Azemin, një të ri me Sindromën Doën.

“Kjo ecje ishte më shumë se simbolike ishte një pasqyrim i përditshmërisë së shumë prindërve që me dashuri të pakusht pa ndalesë qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre, pavarësisht çdo sfide. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësues të institucioneve lokale, qytetarë e familjarë, të cilët me praninë e tyre dhanë mbështetje dhe mirënjohje për këtë shembull frymëzues”.

“’Hapave të Sadriut dhe Azemit’ nuk ishte thjesht një ecje ishte një thirrje për më shumë mirëkuptim, dashuri dhe përfshirje të plotë të personave me nevoja të veçanta në jetën tonë të përditshme”, thuhet në njoftim.

Sadri Neziraj kishte vdekur më 13 korrik dhe kjo ecje sot u bë në solidarizim me të dhe djalin e tij. 

- Advertisement -

Të Fundit