Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEliminimi i turpshëm nga kualifikimet e Championsit, Egnatia do të vazhdoj rrugëtimin...

Eliminimi i turpshëm nga kualifikimet e Championsit, Egnatia do të vazhdoj rrugëtimin në Conference League

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Eliminimi që në raundin e parë të Champions League nuk i ka dhënë fund aventurës europiane të Egnatias. Kampionët në fuqi të Shqipërisë do ta vijojnë rrugëtimin në kompeticionin e tretë për nga rëndësia i UEFA-s, në Conference League.

Në këtë mënyrë, rrogozhinasit do të jenë pjesë e turit të dytë të këtij turneu, duke shtuar shanset që të jenë më gjatë në kompeticionet europiane. Humbja në transfertën ndaj Brejdablik duhet të kapërdihet shumë shpejt nga ana e skuadrës së teknikut, Edlir Tetova.

Disfata islandeze besohet të ketë sheshuar pikëpyetjet për skemat që duhen aplikuar në fushën e lojës.

Përballja e radhës do të jetë tepër e afërt për Egnatian, pasi javën e ardhshme, konkretisht më 24 korrik, do të zbresin sërish në fushë për turin e dytë kualifikues të Conference League.

Njëra midis Ludogorets ose Dinamo Minsk do të jetë kundër rrogozhinasve, me derbin bullgaro-bjellorus që pritet të dhurojë një kundërshtar të fortë për raundin e radhës për kampionët e Shqipërisë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Bullgari është mbyllur me shifrat 1-0 për Ludogorets, që do të përpiqet të ruajë avantazhin në ndeshjen e dytë, e cila luhet në Hungari, meqë ekipet bjelloruse luajnë në fushë asnjanëse për shkak të luftës në Ukrainë. Ndeshja e parë do të luhet më 24 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 31 korrik.

- Advertisement -

Të Fundit