Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAVONET: Sulmi ndaj kryeprokurorit Isufaj, kërcënim serioz ndaj sistemit të drejtësisë

AVONET: Sulmi ndaj kryeprokurorit Isufaj, kërcënim serioz ndaj sistemit të drejtësisë

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me, siç thotë, sulmin ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe me sulmet publike të zyrtarëve të lartë qeveritarë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.

AVONET thotë se “ky sulm ndaj kryeprokurorit Isufaj, në kohën kur ai ka nisur hetime ndaj dyshimeve për keqpërdorime në disa tenderë publikë dhe në menaxhimin e parasë publike, përbën kërcënim serioz ndaj sistemit të drejtësisë, funksionimit të shtetit ligjor dhe përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në Kosovë”.

 

 

“Po ashtu, deklaratat denigruese të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës kundrejt vendimit të Gjykatës Supreme për rastin e arkave fiskale janë të papranueshme dhe cenojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Institucionet shtetërore, në vend që të garantojnë zbatimin e ligjit dhe respektimin e vendimeve gjyqësore, po përdorin retorikë të papërgjegjshme me prapavijë politike”, u tha në reagimin e këtij rrjeti të OJQ-ve.

AVONET i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojnë menjëherë dhe pa kompromis çdo kërcënim apo presion ndaj Kryeprokurorit dhe prokurorëve që merren me raste të ndjeshme.

 

 

Po ashtu, kanë ftuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës që të përmbahen nga deklaratat që nxisin mosbesim ndaj institucioneve të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë e tyre.

“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të zhvillohet pa një sistem të drejtësisë të pavarur dhe të pakorruptueshëm. Çdo tentim për ta frikësuar apo diskredituar atë është sulm direkt ndaj demokracisë dhe interesit qytetar”, ka thënë AVONET.

- Advertisement -

Të Fundit