Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditUEFA e përjashton për dhjetë vjet nga garat evropiane, klubin nga Mali...

UEFA e përjashton për dhjetë vjet nga garat evropiane, klubin nga Mali i Zi

Të ngjajshme

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat, Kosova...

Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sot, 17...

Vrasja e Renis Dobrës, Fatjon Bushgjoka: Nuk kam lidhje me krimin

Një prej vëllezërve Bushgjoka të arrestuar në lidhje me...

UEFA e ka përjashtuar nga garat evropiane ekipin nga Mali i Zi, Arsenal Tivat për dhjetë vjet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve dhe manipulim të rezultatit.

Komisioni i Kontrollit, etikës e disiplinës pranë UEFA-së, ka gjetur se ndeshja ndërmjet Alashkert nga Armenia dhe Arsenal Tivat, e vitit 2023, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, ishte e kurdisur, ngase ekipi malazias pësoi humbje prej 1:6 në shtëpi, megjithëse kishte luajtur 1:1, në Armeni.

Lojtarë dhe zyrtarë të klubit janë dënuar me dënime të rënda, disa edhe përjetë nga UEFA-ja, ndërsa skuadra është gjobitur edhe me një shumë prej 500 mijë eurosh, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Malit të Zi.

- Advertisement -

Të Fundit