Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDe Paul drejt bashkimit me Messin te Inter Miami

De Paul drejt bashkimit me Messin te Inter Miami

Të ngjajshme

Vrasja e Renis Dobrës, Fatjon Bushgjoka: Nuk kam lidhje me krimin

Një prej vëllezërve Bushgjoka të arrestuar në lidhje me...

Presidentja Osmani për kërcënimet: Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk ndjehet...

Zyrtare: Bernard Berisha largohet nga Akhmati i Rusisë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është larguar...

Inter Miami është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Paul.

Atletico Madrid ka pranuar ofertën e klubit amerikan dhe tashmë gjithçka ka mbetur në finalizimin e detajeve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Bisedimet mes klubeve ishin të avancuara që nga java e kaluar dhe tashmë marrëveshja është pothuajse e mbyllur.

Rodrigo De Paul pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Inter Miami, ndërsa palët po punojnë për të zgjidhur detajet e fundit përpara zyrtarizimit.

Pas Lionel Messit, Sergio Busquets e Jordi Alba, Inter Miami po vazhdon të ndërtojë një skuadër me emra të mëdhenj, dhe transferimi i De Paul shihet si një tjetër goditje e madhe për klubin nga MLS.

- Advertisement -

Të Fundit