Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSulmet e VV-së ndaj Gjyqësorit, Orav: Ndërhyrjet politike janë të papranueshme

Sulmet e VV-së ndaj Gjyqësorit, Orav: Ndërhyrjet politike janë të papranueshme

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Vendimi i Gjykatës Speciale për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, s’u prit aspak mirë nga partia Vetëvendosje. Anëtarë të kësaj partie filluan sulmet ndaj sistemit gjyqësor duke kundërshtuar vendimin e supremes. Edhe vetë Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, doli me reagim ku vendimi i Supremes u cilësua si vendim i pabazuar dhe që i njëjti përben interpretim të njëanshëm, shkruan Gazeta Express.

Rreth gjithë kësaj situate, dhe sulmeve të bëra nga pushteti drejtuar sistemit gjyqësor ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Aivo Orav.

Ambasadori ka theksuar se kjo situatë është diskutuar mes shefave të misioneve të BE-së.

Orav ka vlerësuar se sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe ndërhyrjet politike janë të papranueshme.

“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.

Sulmet ndaj këtij sistemi janë bërë edhe nga zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, si dhe nga Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit