Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Mesazh negativ për drejtësinë”/ OVL-UÇK reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale

“Mesazh negativ për drejtësinë”/ OVL-UÇK reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosovën, në Ballkanin Perëndimor

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet...

Haxhiu, VV-së: Tregoni deputetët tuaj që financuan raportet shpifëse ndaj UÇK-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i...

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për rrëzim të mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një deklarate zyrtare, OVL SHIL dhe SHFD thonë se vendimi është zhgënjyes dhe ngjallë shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

 “Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht” thuhet mes të tjerash në reagim.

Këto organizata i kanë bërë thirrje opinionit publik dhe ndërkombëtarëve që të mos bien pre e narratives së shtrembëruar.

Ky është reagimi i plotë:

QËNDRIM I OVL,  SHIL dhe SHFD të UÇK-së

OVL, SHIL, dhe SHFD  kanë ndjekur me vëmendje rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara. Ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë.

Rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë

Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht.

Qëndresa jonë nuk do të ndalet.

UÇK-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë nevojë për mëshirë, por për një gjykim të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në të vërtetën historike të luftës për liri. Gjykata nuk mund të mbyllë sytë para realitetit që e njeh bota se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare.

I bëjmë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e një narrative të shtrembëruar. Kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë.

Në emër të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtave të bashkëluftëtarëve tanë.

- Advertisement -

Të Fundit