Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAmbasadori amerikan në gjyqin e Netanyahut: “Do të jem aty për mikun...

Ambasadori amerikan në gjyqin e Netanyahut: “Do të jem aty për mikun e presidentit Trump”

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Në një zhvillim jo shumë të zakontë, The Times of Israel raporton se ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, do të marrë pjesë në seancën gjyqësore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për të treguar mbështetjen e SHBA-së.

“Do të kaloj sot dhe do të qëndroj pak aty. Do të jetë shumë interesante të jem aty,” raportohet të ketë thënë Huckabee.

Më pas, i pyetur nga një gazetar për të shpjeguar këtë vendim të pazakontë, Huckabee thuhet se i është referuar lidhjes së ngushtë mes Netanyahut dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar kërkoi haptazi që procesi gjyqësor ndaj Netanyahut të ndalet, duke e quajtur një “gjueti shtrigash.”

Qëndrim ky që shkaktoi kritika të shumta, pasi u konsiderua si ndërhyrje në punët e brendshme të Izraelit.

“Është çështje përfaqësimi i asaj që presidenti ka thënë vazhdimisht. Presidenti e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e tij. Ai nuk ka ndërhyrë në procedurat apo në rezultatin e gjyqit. E kupton që kjo duhet të ecë sipas rrugës së vet. Por është një çështje personale për të. E konsideron kryeministrin si mik,” është shprehur ambasadori.

Ai tutje ka theksuar se miqësia mes liderëve është forcuar edhe më tej pas vizitës së Netanyahut në Uashington javën e kaluar: “Ata patën një lidhje të jashtëzakonshme, nëse mund ta quaj kështu. Ka një partneritet të veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit… Ne kemi aleatë, por vetëm një partner: Izraelin. Është një marrëdhënie unike.”

- Advertisement -

Të Fundit