Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPo “fluturonte” me veturë, policia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin, ia sekuestron patentë...

Po “fluturonte” me veturë, policia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin, ia sekuestron patentë shoferin për 3 muaj

Të ngjajshme

Digjet skena kryesore e festivalit “Tomorrowland”

Një zjarr masiv ka dëmtuar rëndë skenën kryesore të...

Paraqitje fantastike nga Neymar, braziliani shënoi gol në derbi

Skuadra e Santos ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj...

S’ka pritje të gjata e as fluks në pikat kufitare

Mërgimtarët këtë mëngjes të së enjtes nuk po presin...

Sot rreth orës 01:27 njësia policore e Ferizajt, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër, ka ndaluar një veturë me targa vendore.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi G.K. (23 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 145 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: gjobë në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj dhe shoferi është përjashtuar nga trafiku.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor” thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit