Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin që po “fluturonte” me veturë

Policia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin që po “fluturonte” me veturë

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Sot rreth orës 01:27 njësia policore e Ferizajt, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër, ka ndaluar një veturë me targa vendore.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi G.K. (23 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 145 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: gjobë në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj dhe shoferi është përjashtuar nga trafiku.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor” thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit