Vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, LDK-ja sot do ta dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ky vendim do të dorëzohet nga LDK-ja si dëshmi për 17 kallëzimet penale që kjo parti i kishte ngritur paraprakisht më 8 maj 2025.
Nga LDK-ja kanë bërë të ditur se ky hap vjen si pjesë e procesit të vazhdueshëm ligjor, për të cilin ata janë zotuar se do ta çojnë deri në fund, raporton IndeksOnline.
Ditën e djeshme, Gjykata Supreme e shfuqizoi udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.
Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës.
Përmes një njoftimi, qeveria në detyrë është shprehur e shqetësuar dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore të këtij vendimi. /IndeksOnline/