Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Formimi urgjent i qeverisë”/ Ambasada britanike tregon arsyen e vizitës së Pierce

“Formimi urgjent i qeverisë”/ Ambasada britanike tregon arsyen e vizitës së Pierce

Të ngjajshme

Guerot e mbështet qëndrimin e Oravit për vendimin e Supremes për arkat fiskale

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë...

Abdixhiku takon deputetë gjermanë, flasin për zhvillimet politike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Abdixhiku pret deputetë të Bundestagut, LDK jep detaje nga takimi

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim...

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, u takua me krerët e partive politike Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK për të diskutuar Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet nga Mbretëria e Bashkuar në tetor.

Siç njofton Ambasada Britanike në Kosovë, ajo diskutoi për “rëndësinë e formimit urgjent të një qeverie që mund të promovojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Ajo theksoi nevojën për përmbushje të demonstrueshme të premtimit të Kosovës si një shtet multietnik dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Ambasada në një postim në X.

Më tej, në njoftim u tha se Karen Pierce gjithashtu u takua edhe me Komandantin e misionit KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, me të cilin ajo përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për KFOR-in dhe njohu rolin e tij kritik në ruajtjen e sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit