Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet një 26-vjeçar në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë

Të ngjajshme

Pse motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait?

Kendall dhe Kylie Jenner nuk morën pjesë në dasmën...

Pesë ligje zvicerane që ndikojnë më shumë te banorët e huaj

Disa pjesë të legjislacionit të Zvicrës janë të destinuara...

Ledri dhe Xhensila vijnë me “Let pe lun”

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat sërish...

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 16:00 në rrugën “Migjeni”, njësitë e Stacionit Policor Mitrovicë Jugu kanë ndaluar një automjet gjatë patrullimit rutinë. Gjatë kontrollimit të veturës, nën ulësen e pasagjerit, është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë, për të cilën personi nuk kishte leje.

I dyshuari, M.I., 26-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme. Policia ka konfiskuar edhe një karikator dhe 28 fishekë, të cilët do të përdoren si prova materiale në hetim.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

- Advertisement -

Të Fundit