Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditShfuqizimi i vendimit për pajisjet fiskale / LDK dorëzon nesër në Prokurorinë...

Shfuqizimi i vendimit për pajisjet fiskale / LDK dorëzon nesër në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme

Të ngjajshme

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dorëzojë nesër (e mërkurë), në ora 11:30, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ky vendim do të dorëzohet nga LDK-ja si dëshmi për 17 kallëzimet penale që kjo parti i kishte ngritur paraprakisht më 8 maj 2025.

Nga LDK kanë bërë të ditur se ky hap vjen si pjesë e procesit të vazhdueshëm ligjor për të cilin ata janë zotuar se do ta çojnë deri në fund, raporton IndeksOnline.

Ky veprim i LDK-së vije pasi gjatë ditës së martë, Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi Qeveria në detyrë është shprehur e shqetësuar me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që shfuqizon udhëzimin administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë, me arsyetimin se ky akt është miratuar nga një qeveri në detyrë dhe nga një ministër në detyrë. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit