Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit në basketboll

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit në basketboll

Të ngjajshme

Kosova U20 në basketboll ka arritur sukses, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Dardanët e rinj në një ndeshje dramatike kanë mposhtur Hungarinë me rezultat 78:73.

Kosova e ka nisur ndeshjen më mirë, me një seri mbresëlënëse prej 19:2, duke përfunduar çerekun e parë me epërsi 25:17.

Hungarezët kanë reaguar në periodën e dytë, duke fituar atë pjesë 16:21, por Dardanët kanë shkuar në pushim me rezultat të favorshëm 41:38.

Pjesa e dytë ka filluar përsëri në mënyrë të mirë për Kosovën, që në çerekun e tretë ka arritur të shkëputet deri në 54:38 dhe e ka mbyllur këtë pjesë me rezultat 60:47. Megjithatë, në periodën e fundit është zhvilluar një dramë e vërtetë: pesë minuta para fundit, Kosova ka qenë në avantazh 73:56, por një seri prej pesëmbëdhjetë pikësh radhazi nga Hungaria e ka ngushtuar rezultatin në 73:71. Në momentet vendimtare, Dardanët kanë treguar karakter, duke ruajtur epërsinë dhe duke triumfuar 78:73.

Te Kosova më i miri ka qenë Erolt Rrahmani me njëzet e një pikë dhe njëmbëdhjetë kërcime, ndërsa Jon Ismajli dhe Hadis Durguti kanë kontribuar me nga shtatëmbëdhjetë pikë secili, kurse Rron Dahsyla ka shënuar pesëmbëdhjetë pikë.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për Kosovën në këtë Evropian, pas sukseseve ndaj Suedisë dhe Shqipërisë.

Dardanët e rinj do të përballen nesër me Turqinë për vendin e parë në Grupin D, me të dyja ekipet që kanë nga tri fitore në tri ndeshje.

Ky kampionat po mbahet në Yerevan të Armenisë. 

- Advertisement -

Të Fundit